Sport

'Lufta' e paparashikuar e Kylian Mbappe, me maskën e tij...

Kylian Mbappé luajti ndeshjen e parë me maskën e tij të famshme. Përballë një problemi që ai nuk e shihte domosdoshmërisht ta mbante.

26 Qershor 2024, 17:24 Nga DOSJA
'Lufta' e paparashikuar e Kylian Mbappe, me maskën e tij...

GJERMANI - Pas thyerjes së hundës ndaj Austrisë, në ndeshjen e parë të skuadrës franceze në “Euro 2024” (1-0) dhe dramës disaditore të vërtetë rreth rikthimit të tij në fushë dhe mbi të gjitha maskës së tij, Kylian Mbappé u rikthye në fushë me ‘Blutë’ kundër Polonisë.

Kapiteni i ‘Bluve’ ka mundur të luajë të gjithë ndeshjen dhe madje të shënojë me penallti edhe golin e parë në “Euro 2024”. Mbappe, pavarësisht një goditjeje të marrë në fund të ndeshjes, që e bëri atë të ofendonte Robert Lewandowskin, e menaxhoi mjaft mirë aksesorin e tij të ri.

Djersitja nën një maskë ishte një problem…

Megjithatë, nuk ishte e lehtë siç shpjegoi Didier Deschamps pas takimit. Ndërsa problemet e shikimit, u veçuan kryesisht me këtë maskë, Mbappé zbuloi edhe problemin tjetër në vapën e Dortmundit: djersitjen!

“Me gjithçka që ai ka kaluar, mendova se këmbët e tij ishin mjaft të mira. Me maskën, djersa rridhte në sytë tij”,- shpjegoi Deschamps, duke theksuar vështirësinë e përballimit të djersitjes së theksuar, teksa mbante një maskë.

Megjithatë, trajneri i ‘Bluve’ është pozitiv për ndeshjen e kthimit të Mbappes, i cili nuk ka ndërmend ta lërë skuadrën franceze, pavarësisht frakturës. "Duhet të provoni. Ai kishte shumë dëshirë dhe kjo ndeshje do t'i shërbejë për të ardhmen”,- siguron Deschamps.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll