Sport

Trajneri Tedesco i Belgjikës, para Ukrainës në Euro: “Brezi i artë është vetëm një fjalë”

“Shumë lojtarë nga ky “brezi i artë” kanë dalë në pension. Duke parë vitin e kaluar, disa lojtarë u pensionuan, kështu që tani ka djem të rinj në grup”.

26 Qershor 2024, 15:24 Nga DOSJA
Trajneri Tedesco i Belgjikës, para Ukrainës në Euro: “Brezi

GJERMANI - Për trajnerin e Belgjikës, Domenico Tedesco, skuadra e tij aktuale, e cila përballet me Ukrainën të mërkurën në orën 18:00, nuk korrespondon me atë të përshkruar si "brezi i artë" para Kupës së Botës 2018.

Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës, para ndeshjes kundër Ukrainës këtë të mërkurë (18:00) është shprehur: “Mendoj se “brezi i artë” është vetëm një term që nuk ka të bëjë me ekipin aktual.

Mendoj, se në përgjithësi, kur flasim për “brezinë e artë”, nuk e di se çfarë është saktësisht, por ndoshta është brezi i Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukakut. Shumë lojtarë nga ky “brezi i artë” kanë dalë në pension. Duke parë vitin e kaluar, disa lojtarë u pensionuan, kështu që tani ka djem të rinj në grup.

Madje ka të rinj që janë në shtëpi, por që një ditë do të vijnë në kombëtare. “Brezi i artë” nuk ka fund. Për mua është vetëm një fjalë, nuk e di, është vetëm një fjalë. Nuk është sikur diçka mungon apo sikur diçka po zhduket. Përshtypja ime është se po fillojmë të ndërtojmë diçka, kjo është përshtypja ime”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll