Aktualitet

“300 euro operacioni, për një javë kap Maldivet”, pazaret e mjekëve dhe punonjësve tek Onkologjiku: Shih Tajlandën!

Detajet e dala nga dosja tregojnë një moment kur dy personat e përfshirë në këtë skemë, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

25 Qershor 2024, 13:54 Nga M.B
“300 euro operacioni, për një javë kap Maldivet”,
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali. 

Detajet e dala nga dosja tregojnë një moment kur dy personat e përfshirë në këtë skemë, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

Pjesë nga dosja:

-Ku i kap pushimet e tjera tani?
-Këtu e një vit të jemi mirë
-Shih Tajlandën tani
-Po pse jo?
-Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
– Po lale po
-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë

spitali onkologjik

Sondazh

Poll