Aktualitet

"Është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë", dalin detaje nga dosja, si u zbuluan mjekët e "Onkologjikut" që bashkëpunonin në kurriz të pacientëve

Detajet nga dosja kanë zbuluar bisedat mes dy personave, të cilët diskutojnë në lidhje me faktin që në spitalin shtetëror mashtrohet me radha fiktive, në mënyrë që pacientët të drejtohen për tek spitalet private.

25 Qershor 2024, 12:29 Nga M.B
"Është skemë për ta dërguar në privat se
Foto ilustruese

TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut në Tiranë. Për këtë ngjarje janë lëshuar edhe disa masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për personelin e këtij spitali.

Nga dosja janë zbuluar bisedat mes dy personave, të cilët diskutojnë në lidhje me faktin që në spitalin shtetëror mashtrohet me radha fiktive, në mënyrë që pacientët të drejtohen për tek spitalet private.

Pjesë nga dosja:

Në datën 30/11/2023 në orën 13:30 biseda ka qënë si më poshtë vijon:

Silvana: He moj Flutura si ke qënë?

Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.

Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, spyet për të tjerë.

Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.

Silvana: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.

Flutura: Pa të nxjerrë ti po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.

 

Më herët Prokuroria bëri me dije se këta persona, ndaj të cilëve u lëshua masat e sigurisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Organi i akuzës tha se në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

qsut

Sondazh

Poll