Aktualitet

VIDEO/ Pak orë para ndeshjes me Spanjën, tifozët shqiptarë 'pushtojnë' Gjermaninë, flamuj kuqezi kudo

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, tifozët shqiptarë kanë 'pushtuar' qytetin e Duseldorfit, duke e kthyer atë në qytet kuqezi.

24 Qershor 2024, 14:47 Nga I.A
VIDEO/ Pak orë para ndeshjes me Spanjën, tifozët shqiptarë
Tifozet

GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë gjatë këtij rrugëtimi në Evropian. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, tifozët shqiptarë kanë 'pushtuar' qytetin e Duseldorfit, duke e kthyer atë në qytet kuqezi.

 

Të gjithë të veshur kuqezi dhe me tupana me vete, shqiptarët e kanë kthyer Duseldorfin, në një festë të madhe. Të gjithë sytë e futbolldashësve do të jenë në Duseldorf për të ndjekur sfidën nga tribunat ose ekrani.

 

Nga ndeshja e tretë e skuadrës sonë në këtë evropian, na ndajnë vetëm disa orë. Shqipëria do të luaj sot me Spanjën në orën 21:00 në ndeshjen e saj të tretë. Ndeshja e parë e Shqipërisë kundër Italisë përfundoi me shifrat 2 me 1 për Italinë. Ndërsa ndeshja e dytë e kombëtares përfundoi 2 me 2 me Kroacinë. 

 

shqiperi-spanje

Sondazh

Poll