Aktualitet

U dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, lihen në burg autorët/ Avokatët e të arrestuarëve: Vajza nuk është dhunuar, vuan nga epilepsia

Bëhet fjalë për babain e të dhunuarës Astrit Barjami, vëllain e saj Erlind Barjami si dhe i fejuari Armandi Janka.

24 Qershor 2024, 11:41 Nga S.B
U dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari, lihen në burg autorët/
foto ilustruese

VLORË- Janë lënë në burg me afat 45-ditor tre autorët e dhunës ndaj një 29-vjeçareje në Vlorë. Bëhet fjalë për babain e të dhunuarës Astrit Barjami, vëllain e saj Erlind Barjami si dhe i fejuari Armandi Janka.

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg tre autorët. Para dy ditësh babai, vëllai dhe i fejuari dhunuan 29-vjeçaren pasi dyshohet se ajo nuk ka pranuar të bashkëjetojë me Armandi Janka.

Avokatët e të arrestuarëve kanë thënë se e reja nuk është dhunuar por se vuan nga epilepsia që nga mosha 2-vjeçare dhe se kurohet prej kohësh. Gjithashtu avokatët kanë bërë të ditur se vajza ka qenë e martuar dhe jo e fejuar me Janka-n dhe se çifti kanë një vajzë 5-vjeçare.

Pas marrjes së njoftimit, autoritetet ndërhynë duke arrestuar autorët e dhunës, ndërsa 29-vjeçarja u paraqit në spital për të marrë qetësues.

 

 

dhune vlore

Sondazh

Poll