23 Qershor 2024, 22:40
Nga r.ll
isuf kadriu
SHËNGJIN- Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare. Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen.
Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2001, dhe është një nga emrat më të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë. Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendëskryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.
Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.
Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.
“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.
Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL. Radio Evropa e Lirë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!/REL
isuf kadriu shengjin rel
Aktualitet
23 Qershor 2024, 21:05
r.ll
arrestimi
TIRANË- Efektivi i policisë në Tiranës, Kastriot Palushi është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbi...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 20:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dot në flagrancë një oficer policie, pasi akuzohet për s...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 19:59
r.ll
trafiku
TIRANË- Policia Rrugore ka lajmëruar se ka një fluks të madh të lëvizjes nga zonat bregdetare drejt Tiranës...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 19:28
r.ll
bresheri ne erseke
ERSEKË- I nxehti afrikan duket se ka nisur të largohet nga vendi, pasi Erseka dhe rrethinat e saj pak më herët jan&e...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 19:01
r.ll
trafiku
SHËNGJIN- Rrruga dalëse nga Shëngjini drejt Kurbinit është bllokuar për shkak të fluksit të madh të tu...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 18:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist, i ...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 16:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Grupi i hakerave “Homeland Justice”, ka publikuar ditën e sotme në rrjetin social "Teleg...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 14:50
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 52-vjeçar në Lushnje është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ba...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
QAFË-BOTË- Një 49-vjeçar është kapur në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi ka trafikuar nj&...
Aktualitet
23 Qershor 2024, 13:52
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Filiatra, pasi akuzohet se ka dhunuar b...