Bota

Netanyahu nuk ndalet: Luftimet e ashpra me Hamasin po i afrohen fundit, më pas do t'i drejtohemi Libanit

Netanyahu përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij të idesë që Autoriteti Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor të qeverisë Rripin e Gazës në vend të Hamasit.

23 Qershor 2024, 22:17 Nga r.ll
Netanyahu nuk ndalet: Luftimet e ashpra me Hamasin po i afrohen fundit, më
foto ilustruese

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë mbrëmje se fazës së luftimeve të ashpra kundër Hamasit po i vjen fundi, por theksoi se lufta nuk do të përfundojë derisa organizata palestineze të mos kontrollojë më Rripin e Gazës.

Pasi të përfundojnë luftimet e ashpra në Gaza, theksoi Netanyahu, kjo do t'i lejojë Izraelit të vendosë më shumë forca përgjatë kufirit të tij verior me Libanin, ku luftimet janë përshkallëzuar me grupin militant Hezbollah.

"Pasi të përfundojë faza e luftimeve të rënda, ne do të mund të zhvendosim një pjesë të forcave në veri. Dhe këtë do ta bëjmë. Para së gjithash për qëllime mbrojtëse. Dhe së dyti, për të sjellë banorët tanë (të cilët janë larguar për shkak të për të luftuar) në shtëpitë e tyre," tha Netanyahu në një intervistë me rrjetin televiziv izraelit Channel 14.

Netanyahu përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij të idesë që Autoriteti Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor të qeverisë Rripin e Gazës në vend të Hamasit.

lufta izrael-hamas liban benjamin netanyahu

Sondazh

Poll