Bota

FOTOLAJM/ Pas shiut të rrëmbyeshëm, rrugët e Prishtinës pushtohen nga uji

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në terren, bashkë me zjarrfikësit, për të kontrolluar gjendjen.

23 Qershor 2024, 21:12 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Pas shiut të rrëmbyeshëm, rrugët e Prishtinës
foto nga prishtina

KOSOVË- Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë nën pushtetin e ujit që nga orët e pasdites, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm. Situatë më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se ekipet emergjente janë në terren, bashkë me zjarrfikësit, për të kontrolluar gjendjen. Nuk dihet çfarë dëme ka shkaktuar ky shi, pas një jave me temperatura të larta.

Foto: Arben Hoti/REL

prishtine

Sondazh

Poll