Rebelët Houthi pretendojnë se kanë goditur aeroplanmbajtësen e SHBA në Detin e Kuq, amerikanët e mohojnë
aeroplanmbajtesja JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se forcat e grupit filluan një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane&nb...
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut foli për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me vendet fqinje; theksoi synimet për integrimin në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për Ukrainën.
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nisi të shtunën debatin lidhur me kabinetin e propozuar qeveritar nga i mandatuari Hristijan Mickovski.
Zoti Mickovski, gjatë fjalës para ligjvënësve theksoi projektet për rritjen ekonomike të vendit, përfshirë investimet e huaja.
Ai njoftoi uljen e taksave, rritjen e pensioneve, uljen e shkallës së papunësisë si dhe rritjen e pagave me 7 përqind.
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut foli për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me vendet fqinje; theksoi synimet për integrimin në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për Ukrainën.
Ndërkohë, sa i takon kandidatëve për ministra, ai tha ata do të jenë vazhdimisht “nën vëzhgim dhe vlerësim” dhe se nga ata kërkohen rezultate të shpejta dhe projekte.
Opozita e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate tha se nuk pret një qeveri përparimtare, "por përkundrazi një pushtet që rrezikon të krijojë probleme me vendet fqinje".
Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim e shikon qeverinë e re "si një projekt mono-etnik që do të shkelë Marrëveshjen e Ohrit".
Qeveria do të ketë 24 anëtarë, përfshirë kryeministrin. VMRO-ja do të drejtojë 15 ministri, koalicioni i partive shqiptare “Vlen” 6 dhe partia "Znam" dy ministri në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.
Debati në parlament do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa votimi pritet të bëhet para mesnate. Shumica parlamentare i ka votat e nevojshme për miratimin e kabinetit qeveritar./VOA
aeroplanmbajtesja JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se forcat e grupit filluan një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane&nb...
foto ilustruese GJERMANI- Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck tha të shtunën se ishte informuar nga komisioneri i BE-së...
foto ilustruese LIBAN- Një anëtar i lartë i Jama'ah Islamiyah, lëvizjes islamike libaneze pranë Hamasit palestinez, u vra sot n&eu...
foto ilustruese SHBA- Temperaturat shumë të larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit për një periudh&eum...
pamjet e zjarrit GREQI- Fishekzjarret e nisura nga një jaht në Greqi shkaktuan një zjarr në pyll në ishullin Hydra, ka njoftuar a...
foto ilustruese UKRAINË- Të paktën tre persona u vranë si pasojë e sulmeve ruse në qytetin e dytë më të madh t...
ndertesa KAZAKISTAN- Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë 26-katëshe në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, du...
foto ilustruese KOSOVË- Paragjykimet me të cilat përballën të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosov...
fotot ilustruese SHBA- Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij viti, votuesit amerikanë janë të ekspozuar ndaj n...
sateliti KINË- Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për t&...