Bota

Rebelët Houthi pretendojnë se kanë goditur aeroplanmbajtësen e SHBA në Detin e Kuq, amerikanët e mohojnë

Ata nuk specifikuan se kur ndodhën sulmet e supozuara, ndërsa thanë se Transworld Navigator është goditur drejtpërdrejt nga një raketë.

22 Qershor 2024, 22:15 Nga r.ll
Rebelët Houthi pretendojnë se kanë goditur aeroplanmbajtësen
aeroplanmbajtesja

JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se forcat e grupit filluan një sulm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane Eisenhower në Detin e Kuq si dhe anijen Transworld Navigator në Detin Arabik.

Ata nuk specifikuan se kur ndodhën sulmet e supozuara, ndërsa thanë se Transworld Navigator është goditur drejtpërdrejt nga një raketë. Operacioni kundër aeroplanmbajtëses amerikane Eisenhower arriti objektivat e tij, shtuan ata pa dhënë më shumë detaje.

Pretendimi i rebelëve Houthi se ata sulmuan aeroplanmbajtësen amerikane Eisenhower në Detin e Kuq është i rremë, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters. "Kjo është e rreme," tha një nga zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti.

Që nga mesi i nëntorit, milicia shiite jemenase e mbështetur nga Irani ka nisur dhjetëra sulme me raketa dhe me dronë kundër anijeve tregtare dhe më pas luftarake në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke thënë se po vepronte në "solidaritet" me palestinezët në Rripin e Gazës.

SHBA, aleati kryesor ndërkombëtar i Izraelit, në dhjetor formoi një forcë ndërkombëtare për të mbrojtur lundrimin në këtë zonë detare me rëndësi strategjike. Një forcë detare u vendos gjithashtu në fillim të këtij viti nga BE-ja. Që nga janari, forcat e armatosura të SHBA-së, duke vepruar në shumë raste në bashkëpunim me ato të Britanisë, kanë goditur pozicionet dhe objektet e Houthi-ve në Jemen. Veprimi i Houthi-ve ka detyruar shumë kompani të transportit detar të ridrejtojnë anijet e tyre, duke i dërguar tani ato nëpër Afrikë, dhe duke e bërë transportin detar shumë më të shtrenjtë dhe më të gjatë.

rebelet houthi eisenhower  transworld navigator 

Sondazh

Poll