Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Gjirin e Lalzit, humb jetën një 16-vjeçar, i plagosuri dërgohet te Trauma (EMRAT)

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

22 Qershor 2024, 18:24 Nga r.ll
Aksidenti i rëndë në Gjirin e Lalzit, humb jetën një
aksidenti

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. 

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se Alban Hasrama 16-vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur Erseld Kamberi, shofer i mjetit i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

alban hasrama erseld kamberi aksident ne gjirin e lalzit

Sondazh

Poll