Art&Argëtim

VIDEO/ Familja Mbretërore britanike nderon Taylor Swift, jashtë Pallatit Buckingham luhet remixi i këngës së saj

Versioni orkestral i këngës u luajt për të shënuar takimet e para në Londër të turneut Eras të Taylor Swift.

21 Qershor 2024, 15:40 Nga S.B
VIDEO/ Familja Mbretërore britanike nderon Taylor Swift, jashtë
Taylor Swift

BRITANI E MADHE- Ditën e sotme pati një kthesë në ceremoninë e “Changing of the Guard”, me rojet që performuan një version të hitit të këngëtares Taylor Swift “Shake It Off” jashtë Pallatit Buckingham.

Familja Mbretërore e postoi videon në X, dhe në mbishkrimin e videos shkruajtën: Ndryshimi i Gardës (Versioni i Taylor).

Versioni orkestral i këngës u luajt për të shënuar takimet e para në Londër të turneut Eras të Taylor Swift. Ajo do të performojë në stadiumin Wembley të premten mbrëma.

taylor swift buckingham palace

Sondazh

Poll