Bota

Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha në fillim të kësaj jave se lëvizja që drejton do të konsideronte ndërhyrjen e Qipros në konfliktin e Lindjes së Mesme duke lejuar Izraelin të përdorte aeroportet dhe bazat qipriote për qëllime ushtarake.

22 Qershor 2024, 11:21 Nga E. D
Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga
Jens Stoltenberg

QIPRO- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu referua kërcënimeve të fundit të Hezbollahut libanez ndaj Qipros. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha në fillim të kësaj jave se lëvizja që drejton do të konsideronte ndërhyrjen e Qipros në konfliktin e Lindjes së Mesme duke lejuar Izraelin të përdorte aeroportet dhe bazat qipriote për qëllime ushtarake.

“Qiproja nuk është një aleat i NATO-s. Nuk mendoj se është e drejtë të spekulohet, por mendoj se është e rëndësishme të parandalohet që kjo të ndodhë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg. 

Gjithashtu Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha më vonë se Izraeli ishte shumë pranë marrjes së një vendimi për të “ndryshuar rregullat” e angazhimit kundër Hezbollahut dhe Libanit.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2024, 08:13 N.F

Zbuluesi i grupeve të gjakut

Foto ilustruese GJERMANI- Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dij&eu...