Aktualitet

Nga dhuna në familje e deri te drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen tre persona në Tiranë

Mes të arrestuarve është një 37-vjeçar i cili u vendos në pranga pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.

22 Qershor 2024, 13:09 Nga N.F
Nga dhuna në familje e deri te drejtimi i mjetit në gjendje të
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një 37-vjeçar i cili u vendos në pranga pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.

Një tjetër është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për dhunë në familje. I arrestuari i tretë u vendos në pranga pasi ai duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. U., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin V. Sh., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane arrestim

Sondazh

Poll