Aktualitet

I dënuar për vrasje në Itali, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Greqi

Siç u konstatua gjatë kontrollit policor, ndaj tij kishte një urdhër-arresti europian në pritje të lëshuar në vitin 2021 nga autoritetet italiane, për veprat penale të vrasjes dhe lëndimit të rëndë.

22 Qershor 2024, 11:07 Nga E. D
I dënuar për vrasje në Itali, arrestohet 48-vjeçari
fotot ilustruese

GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011 dhe në kërkim, është arrestuar pasditen e djeshme në Janinë nga punonjësit e policisë së Drejtorisë së Sigurimit të Janinës . Siç u konstatua gjatë kontrollit policor, ndaj tij kishte një urdhër-arresti europian në pritje të lëshuar në vitin 2021 nga autoritetet italiane, për veprat penale të vrasjes dhe lëndimit të rëndë. Sipas kodit penal italian, ai u dënua me 22 vjet e 8 muaj burg. Gjithashtu i arrestuari është dërguar në prokurorin kompetent.

policia greke shqiptare i arrestuar

Sondazh

Poll