Bota

VIDEO/ Fëmija 2 vjeç sulmohet nga kanguri teksa luante në oborrin e shtëpisë, vajza shpëtohet nga babai i saj në Australi

Në videon e një kamere sigurie, kanguri shihet teksa sulmon fëmijën duke luajtur në kopshtin e shtëpisë dhe duke e hedhur në tokë.

22 Qershor 2024, 08:27 Nga N.F
VIDEO/ Fëmija 2 vjeç sulmohet nga kanguri teksa luante në
Sulmi

AUSTRALI- Një vajze dyvjeçare u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugor, në Australi. Në videon e një kamere sigurie, kanguri shihet teksa sulmon fëmijën duke luajtur në kopshtin e shtëpisë dhe duke e hedhur në tokë.

“Kanguri mashkull sulmoi fëmijën tonë dhe më pas u mërzit. Fatmirësisht edhe fëmija kishte veshur rroba të trasha dhe ishim afër, më pak se pesë metra, për të ndërhyrë”, tha nëna e fëmijës.

Siç shihet edhe në video, babai i fëmijës kur ka parë sulmin ka vrapuar drejt vazjës dhe ka arritur të largojë kangurin. Sipas mediave lokale australiane, fëmija nuk është lënduar rëndë nga ky sulm i frikshëm.

 

australi kangur sulm

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2024, 08:13 N.F

Zbuluesi i grupeve të gjakut

Foto ilustruese GJERMANI- Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dij&eu...