Politike

Koordinatori i DASH për Antikorrupsionin, Richard Nephew vizitë në Shqipëri, pritet të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë

Më tej në njoftim bëhet me dije se Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

20 Qershor 2024, 12:07 Nga N.F
Koordinatori i DASH për Antikorrupsionin, Richard Nephew vizitë
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë për mes një njoftimi ka bërë të ditur se ka mbërritur në vendin tonë për një vizitë zyrtare, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew.

Më tej në njoftim bëhet me dije se Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Mësohet se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.

“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, thuhet ne njoftimin e ambasadës amerikane.

koordinatori i dash për antikorrupsionin tirane

Sondazh

Poll