Politike

Berisha: Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas vendimit të gjykatës! Misionin historik të fitores do e përmbushim së bashku

Gjithashtu Berisha tha se betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku. 

19 Qershor 2024, 20:55 Nga E. D
Berisha: Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas vendimit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve u shpreh se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu. Gjithashtu Berisha tha se betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku. 

"Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt. Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj. Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku, Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku. Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll