Bota

U sulmua nga rebelët Houthi, pas disa ditësh në ujë anija greke fundoset në Detin e Kuq

UKMTO konfirmoi se autoritetet ushtarake kishin gjetur mbeturina dhe naftë në vendndodhjen e fundit të anijes. 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes, të gjithë shtetas filipinas, ishin nxjerrë nga USS PhilippineSea, ndërsa një anëtar i ekuipazhit ishte zhdukur.

19 Qershor 2024, 09:24 Nga N.F
U sulmua nga rebelët Houthi, pas disa ditësh në ujë anija
Anija

JEMEN- Anija me flamur liberian Tutor në pronësi greke, e cila u godit javën e kaluar nga dy sulme të Houthi u mbyt sot në ujërat e Hodeidah në Detin e Kuq të Jemenit. Lajmin e konfromoi sot  Operacioni i Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Tutor, i cili është në pronësi të Evalend Shipping të Greqisë ndërsa për herë të fundit u raportua se ishte ende në det edhe pse pjesë të saj ishin nën ujë. Sipas raportimeve dhoma e motorit ishte plotësisht e zhytur ndërsa një anëtar i ekuipazhit mungonte.

UKMTO konfirmoi se autoritetet ushtarake kishin gjetur mbeturina dhe naftë në vendndodhjen e fundit të anijes. 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes, të gjithë shtetas filipinas, ishin nxjerrë nga USS PhilippineSea, ndërsa një anëtar i ekuipazhit ishte zhdukur.

Tutori kishte pësuar dëme të rënda materiale në motorin e tij dhe ende po merrte ujë, duke pritur ndihmën e dy rimorkiatorëve të mëdhenj. “Gladiatori” ka mbërritur sot në vendngjarje, ndërsa rimorkiatori “ Hercules ” pritet nesër, me siguri në pritje të udhëzimeve nga kompania menaxhuese për të përballuar çdo ndotje dhe derdhje të lëndëve kimike pastruese.

Të hënën, qeveria amerikane, e cila drejton një koalicion të dislokuar në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për të parandaluar sulmet nga rebelët jemenas mbi anijet tregtare, njoftoi se sulmet Houthi javën e kaluar kishin vrarë një detar nga Filipinet, i cili ishte anëtar i Tutorit.

rebelet houthi sulm jemen anije greke

Sondazh

Poll