Aktualitet

EMRI/ Tritol në makinën e efektivit në Shkodër, mjeti ishte parkuar në oborrin e banesës, zbardhen detajet e para nga ngjarja

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Ndërkohë raportohet se lënda plasëse ishte vëndosur në automjetin e një efektivi policie.

19 Qershor 2024, 07:56 Nga N.F
EMRI/ Tritol në makinën e efektivit në Shkodër, mjeti ishte
Foto ilustruese

SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit të sotëm raportohet se është regjistruar një shpërthim me tritol. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Ndërkohë raportohet se lënda plasëse ishte vëndosur në automjetin e një efektivi policie. Sipas raportimeve lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e 50-vjeçarit Kastriot Selimaj Më tej bëhet me dije se makina ishte e parkuar në oborrin e banesës.

Tritoli mësohet se ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

tritol shkoder polic

Sondazh

Poll