18 Qershor 2024, 20:01
Nga M.B
Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera
TIRANA- Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë për gjyqtarët e Tiranës, Artan Hajredinaj dhe Ardiana Bera. Komisioneri Publik sqaron se shkak i ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rikofirmimin në detyrë të gjyqtarit Hajredinaj është se vetë vendimi dhe disa akte shoqëruese të tij janë të parregullta dhe për këtë Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës.
“Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 744/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e vendimit nr. 744, datë 19.3.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artan Hajredinaj”, njofton Komisioneri Publik.
Për gjyqtaren Bera, Komisioneri Publik sqaron se shkak i ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rikonfirmimin në detyrë të saj është se konstaton se vendimi është i cenueshëm, pasi ajo nuk ka arritur të justifikojë pasurinë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale dhe për këtë Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Tiranës.
“Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 760/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konstaton se vendimi i Komisionit është i cenueshëm, pasi subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për kriterin e pasurisë dhe nuk është konkluduar në arsyetimin e vendimit, lidhur me çështje të vlerësimit të aftësive profesionale, që ishin pjesë e hetimit administrativ. Edhe për gjyqtaren Bera, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit tërësor të çështjes, të vendosë ndryshmin e vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Ardiana Bera”, njofton Komisioneri Publik.
kpk
Aktualitet
18 Qershor 2024, 19:51
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Një sasi prej 35 ton kokainë ,e cila ishte destinuar për në Bashkimin Europian, është sekuestrua...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 19:25
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në anë të rrugës naciona...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 18:43
E. D
pamje nga vendngjarja
BERAT- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e stome në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në ban...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 18:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas një seance maratonë prej më shumë se 7 orësh, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën p...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 18:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 18:13
E. D
fotot ilustruese
SPANJË- Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Bëhet me dije se shqiptar&e...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 17:43
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANË- Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes në aksin Viron-Sarandë. Bëhet...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 17:25
E. D
pamje nga vendngjarja
RRUGA E ARBRIT- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në rrugën e Arbrit ku një gur është shkëputur du...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 16:51
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë italiane. Bëhet me dije se 42-vjeçari shqiptar...
Aktualitet
18 Qershor 2024, 16:28
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të ...