Paralajmërim për rrezik zjarresh në pyjet e Greqisë
pamje nga vendngjarja GREQI- Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rr...
Putin u prit në aeroportin e Phenianit nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, sipas agjencive të lajmeve.
KOREA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut herët të mërkurën, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, pasi ai tha se të dy vendet duan të bashkëpunojnë ngushtë për të tejkaluar sanksionet e vendeve perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Putin u prit në aeroportin e Phenianit nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, sipas agjencive të lajmeve. Presidenit rus Putin, para udhëtimit të tij të parë në Korenë e Veriut në 24 vjet, tha se ai e vlerësonte mbështetjen e Phenianit për operacionet e Moskës në Ukrainë. Kremlini nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022.
Ai tha se dy vendet do të vazhdojnë të "kundërshtojnë me vendosmëri" ato që i quajti ambicie perëndimore "për të penguar vendosjen e një rendi botëror shumëpolar të bazuar në drejtësi, respektin e ndërsjellë për sovranitet dhe interesat e njëri-tjetrit".
Vizita e zotit Putin vjen mes shqetësimeve në rritje për një marrëveshje armësh, që do të siguronte furnizimin e Moskës nga Phenani me municione të nevojshme për luftën e Rusisë në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transferimeve të teknologjisë. Ekspertët thonë se kjo do të rriste kërcënimin nga programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave me rreze të gjatë veprimit të Koresë së Veriut.
Putin tha gjithashtu se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zbatojnë marrëveshje tregtie dhe sisteme pagesash që “nuk kontrollohen nga Perëndimi” dhe se së bashku do të kundërshtojnë sanksionet e vëna ndaj dy vendeve, të cilat i cilësoi “të paligjshme dhe të njëanshme”.
Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra ekonomike nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të programeve të saj të raketave dhe armëve bërthamore, ndërsa Rusia po përballet me sanksionet e vëna nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj Perëndimorë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.
Në rruget e kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, janë vendosur portrete të Putinit dhe flamuj rusë. Një pankartë në një ndërtesë thoshte: "Ne mirëpresim ngrohtësisht Presidentin e Federatës Ruse". Presidenti Putin tha se dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e turzmit, kulturës dhe arsimit./ VOA
pamje nga vendngjarja GREQI- Qytetarët në Greqi janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të rr...
foto ilustruese MAL I ZI- Presidenti bullgar Rumen Radev doli nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi. Bëhet me dije se a...
Disa punëtorë afër Kongresit amerikan duke u freskuar me ujë për shkak të motit të nxehtë. SHBA- Më shumë...
pamje nga vendngjarja BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka ndohur ku një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar...
Victoria Vera Blyth dhe David Thomas Blyth TURQI- David Thomas Blyth, me origjinë nga Edinburg në Skoci, ka qëlluar për...
Foto ilustruese SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtë...
fotot ilustruese SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një ...
fotot ilustruese KROJEJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin, Phenian, duke filluar zyrtarisht vizitën e tij...
fotot ilustruese SHBA- Senatorët amerikanë filluan të martën t’i drejtojnë pyetje drejtorit ekzekutiv të kompanisë...
foto ilustruese ROMË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë. Bëhet me dije se një e moshuar ka humbur jetë nga uria. G...