Bota

Skandal diplomatik/ shkak vonesa e tij prej 4 minutash, Presidenti bullgar largohet nga takimi me kryeministrin e Malit të Zi

Radev, i cili udhëhoqi një delegacion në Podgoricë këtë javë, do të takonte kryeministrin malazez Milojko Spajiç në sallën e pritjes në ndërtesën e qeverisë të hënën në mbrëmje, pas takimit të parë me presidentin e vendit, Jakov Milatoviç.

18 Qershor 2024, 22:19 Nga E. D
Skandal diplomatik/ shkak vonesa e tij prej 4 minutash, Presidenti bullgar
foto ilustruese

MAL I ZI- Presidenti bullgar Rumen Radev doli nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi. Bëhet me dije se arsyeja që u largua ishte sepse ky i fundit u vonua 4 minuta. Radev, i cili udhëhoqi një delegacion në Podgoricë këtë javë, do të takonte kryeministrin malazez Milojko Spajiç në sallën e pritjes në ndërtesën e qeverisë të hënën në mbrëmje, pas takimit të parë me presidentin e vendit, Jakov Milatoviç. Por megjithatë takim i planifikuar u anuluan kur Spajić nuk u paraqit në orarin fiks dhe Radev refuzoi ta priste.

“Megjithë orarin e tij të ngjeshur, kryeministri dëshironte të takohej me presidentin Radev gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi. Por takimi i mëparshëm i Spajiçit zgjati tre minuta më shumë se sa ishte planifikuar, ndërsa delegacioni bullgar u largua nga ndërtesa e qeverisë pas katër minutash pritjeje," tha një zëdhënës i qeverisë malazeze.

Por takimi i mëparshëm i Spajiçit zgjati tre minuta më shumë se sa ishte planifikuar, ndërsa delegacioni bullgar u largua nga ndërtesa e qeverisë pas katër minutash pritjeje. Zëdhënësi shtoi se takimi do të mbahej në Villa Goricë, vendi i zakonshëm i qeverisë për takime me krerët e shteteve të huaja, por objekti tashmë po përdorej nga presidenti. 

“Është krejtësisht e natyrshme që kreu i shtetit të refuzojë një takim për të cilin mikpritësi nuk ishte korrekt”, tha një zëdhënës i Radev për gazetën bullgare Dnevnik.

rumen radev

Sondazh

Poll