18 Qershor 2024, 13:00
Nga N.F
Foto ilustruese
SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha më 18 qershor se beson që festivali “Mirëdita, dobar dan” që pritet të mbahet në fund të qershorit në Beograd, duhet të anulohet.
Festivali organizohet që prej vitit 2014 dhe ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës. Daçiç tha se ngjarja nuk po organizohet “në hapësirën shtetërore” dhe se nuk mund të thotë në këtë moment se çfarë do të marrë përsipër shteti.
“Policia ka autoritet kur bëhet fjalë për tubime në ambiente të jashtme, kurse kur bëhet fjalë për tubime në ambiente të mbyllura ne nuk kemi asnjë rol. Mendoj se në përgjithësi është një tubim me rrezikshmëri të lartë dhe apelojmë që të anulohet e gjithë ngjarja”, tha ai në televizionin Pink.
Festivali prezanton për publikun skenën kulturore dhe sociale të Kosovës dhe këtë vit organizohet nga 27 deri më 29 qershor. Më herët, organizatorët e festivalit njoftuan se programi këtë vit do të modifikohet në mënyrë që të mos ketë ngjarje publike kur në Serbi festohet Vidovdani - më 28 qershor.
Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Beogradit, Aleksandar Shapiç, deklaroi më 15 qershor se administrata e qytetit nuk do të japë asnjë lloj miratimi për mbajtjen e këtij festivali, ndërsa organizatorët i akuzoi se “ia kanë futur gishtin në sy shtetit serb” pasi “Mirëdita” po mbahet në Vidovdan.
Vidovdani është një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë, në vitin 1389. Në të njëjtën ditë, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se mbajtja e festivalit të kulturës së Kosovës në Vidovdan është "fyerje të cilës shteti i Serbisë duhet t'i përgjigjet".
“Nëse shteti nuk përgjigjet, do të ketë vend që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë për një neveri të tillë”, tha Vulin.
Sipas njoftimeve të organizatorëve, edicioni këtë vit “do të përfaqësojë një ndërthurje të artit, skenës bashkëkohore kulturore, por edhe inicimin e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në kohë që paraqesin një sfidë të madhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.
Festivali, prej vitesh, shoqërohet me thirrjet dhe përpjekjet e organizatave dhe të partive të djathta në Serbi për ndalimin e tij. Festivali “Mirëdita, Dobar dan” u mbajt për herë të parë me kapacitet të plotë në Prishtinë në vitin 2021. Ai organizohet nga OJQ Integra, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Forumi ZFD, Festivali DAM dhe Iniciativat Qytetare, me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Marrë nga REL
serbi beograd festivali mirdita bodar dan dacic
Bota
18 Qershor 2024, 12:32
I.A
Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni
BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evroopian Ursula von der Leyen ka kërkuar të fsheh një raport zyrtar...
Bota
18 Qershor 2024, 12:30
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa i ka cilësuar sp...
Bota
18 Qershor 2024, 12:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pr...
Bota
18 Qershor 2024, 11:42
N.F
Zjarri
RUSI- Një zjarr i madh ka përfshirë një depo nafte në qytetin jugor rus të Azovit, pas asaj që guvernatori rajona...
Bota
18 Qershor 2024, 11:05
S.B
Wes Moore
SHBA- Guvernatori i Maryland ka falur më shumë se 175,000 njerëz të dënuar për vepra penale që lidhen me ...
Bota
18 Qershor 2024, 10:39
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Numri i armëve bërthamore operative u rrit përsëri vitin e kaluar. Kjo vjen nga raporti vjetor i Institu...
Bota
18 Qershor 2024, 09:26
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koro...
Bota
18 Qershor 2024, 08:29
N.F
Reliket
KINË- Një zbulim i madh, historikisht i rëndësishëm është bërë nga Agjencia e Trashëgim...
Bota
18 Qershor 2024, 08:11
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hënën se kush d...
Bota
18 Qershor 2024, 07:51
N.F
Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden pritet të shpallë të martën një masë të re gjithëpërfshirëse që do ...