Aktualitet

U zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me vlerë prej 500 mijë eurosh, fati i kamionistit argjentinas, arrestohet një shqiptar dhe një turk në Itali

Pistat e hetimit deri tani janë përqëndruar te grabitja e ngarkesës së çantave me vlerë rreth 500 mijë euro, të bëra për një shtëpi të famshme mode.

17 Qershor 2024, 17:10 Nga M.B
U zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me
Nicolas Del Rio

ITALIA- 48-vjeçari argjentinas, Nicolas Del Rio, një kamionist, është zhdukur pa gjurmë në Itali ndërsa prej 22 majit nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ketë përfunduar. Nicolas Del Rio u zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me një vlerë prej 500 mijë euro.

Lidhur me hetimin e ngjarjes, gjatë fundjavës u arrestuan një shqiptar dhe një turk, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim. Shqiptari u arrestua në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë ndërsa turku u arrestua të shtunën në Arcidosso dhe të dy në burgun e Grosseto-s.

Ata dyshohet se janë të përfshirë në zhdukjen e kamionistit argjentinas. Pistat e hetimit deri tani janë përqëndruar te grabitja e ngarkesës së çantave me vlerë rreth 500 mijë euro, të bëra për një shtëpi të famshme mode.

Dy të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë e një bande të dedikuar për vjedhjen e çantave dhe rrobave të stilistëve. Seanca e vlefshmërisë është caktuar për nesër, e martë 18 qershor.

italia

Sondazh

Poll