Sylvinho: “I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin. Falënderoj tifozerinë kuqezi”
GJERMANI - Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa...
“Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë, e kemi lejuar të vijë lehtësisht në zonën tonë”
GJERMANI - Pas ndeshjes Italia-Shqipëri (2-1), kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, u shpreh: “Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur.
Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë, e kemi lejuar të vijë lehtësisht në zonën tonë. Pas katër ditësh kemi ndeshjen me Kroacinë, duhet të përgatitemi mirë dhe të marrim pike”.
Presioni? “Momenti i pësimit është më i vështiri, gjëja më pozitive e kësaj nate është që kemi mbetur në lojë deri në fund, me pak fat mund të kishim barazuar. Duhet përvojë dhe punë, nuk është e thjeshtë të luash kundër kombëtareve të mëdha, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit.”
Problemet në mbrojtje? “Për fazën difensive nuk është se kemi punuar shumë mirë, duhej të ndërprisnin ritmin e kundërshtarit, të bënim edhe faulla. Është gjëja që duhet të përmirësojmë.
Duhet të bëjmë më pak presion që të mos i lejojmë që të vijnë në zonat tona të rrezikshme. Nuk kemi shumë kohë, por me videoanaliza do të bëjmë diçka”.
Atmosfera e tifozëve? “Tifozëria është më e bukura në botë, dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët nëpër botë, ishte atmosferë fantastike. Janë motivim i madh për ne, pse jo që t’i befasojmë kundërshtarët në ndeshjet e mbetura.”
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa...
Tifozi GJERMANI- Ndeshja Shqipëri-Gjermani është ndërprerë për disa sekonda, pasi një tifoz shqiptar ka arritur q&e...
GJERMANI- Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare ka përfunduar në Gjermani. Me shifrat 2 me 1 për Italinë, kombëtarja shqipt...
Ndeshja GJERMANI- Pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë ka përfunduar. Me shifrat 2 me 1, kombëtarja italia...
Goli GJERMANI- Lojtari i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami është futur në historinë e futbollit evropian. Kjo pasi goli q&eu...
Pamjet GJERMANI- Italia ka përmbysur rezultatin me Shqiprinë brenda pak minutave. Fillimisht ka qenë goli i barazimit nga Italia në...
Ndeshja GJERMANI- Vetëm 10 minuta i është dashur Italisë që të barazonte Shqipërinë. Në minutën e 11...
Ndeshja GJERMANI- Shqipëria shkon në avazhtazh që me sekondat e para të ndeshjes. Ka qenë Nedim Bajrami, i cili ka &cced...
GJERMANI - “La Roja” u hakmorr ndaj Kroacisë për eliminimin në Europianit shkuar. Pasditen e kësaj të shtune, duke nisur ng...
GJERMANI - Teksa ka mbetur edhe pak kohë nga starti i ndeshjes Itali - Shqipëri, e cila do të startojë në orën 21:00 në stadi...