Politike

Berisha: Përshëndes ata tifozë guximtarë që kanë shpalosur në këto momente në stadiumin e Dortmundit parullën: Rama ik!

Berisha ka përshëndetur tifozët që kanë shpalosur në stadiumin e Dortmundit, parullën ‘Rama ik’.

15 Qershor 2024, 20:30 Nga I.A
Berisha: Përshëndes ata tifozë guximtarë që kanë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, në natën e Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Sali Berisha ka përshëndetur tifozët që kanë shpalosur në stadiumin e Dortmundit, parullën ‘Rama ik’.

"Miqtë e mi, pak çaste na ndajnë, më pak se një orë nga ndeshja e kombëtares tonë në Dortmund me kombëtaren e Italisë. Është nder i madh të ndeshesh me njërën prej skuadrave më të forta të planetit, me një traditë të shkëlqyer. Por akoma është më nder kur një skuadër e tillë ka frikë reale nga skuadra jonë kombëtare. Prandaj edhe njëherë, le t’i urojmë suksese dhe fitore ekipit tonë kombëtar, futbollistëve, kapitenit, trajnerit dhe federatës. Por një përshëndetje shumë të përzemërt tifozëve kuqezi, të cilët sot janë magjia e Dortmundit. Miqtë e mi, me këtë rast në emër tuaj dua të përshëndes edhe ata guximtarë që kanë shpalosur në këto momente në stadiumin e Dortmundit parullën: Rama ik! Rama ik! Ai edhe mund të mos ikë, por të paktën syrin e tij të keq e presin me atë parullë. Kombi u është mirënjohës për aktin e tyre patriotik," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll