Politike

"Dera është e hapur, të gjithë demokratët", Bardhi: Mos besoni përrallat me rekurs

Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe Partia Demokratike.

15 Qershor 2024, 12:28 Nga M.B
"Dera është e hapur, të gjithë demokratët",
Gazment Bardhi

PËRMET- Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet. Ky është takimi i parë që nga momenti që gjykata e Apelit mori vendimin për t’i dhënë vulën ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe Partia Demokratike.

“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme. Nëse vi sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me rekurs e duhet t’ja shpjegoni edhe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju.

Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll