Bota

FOTOT/ Përmbyllet Trooping the Colour, nga rikthimi i Kate Middleton tek shiu i rrëmbyeshëm çfarë nuk u pa nga eventi

Ky event feston çdo vit ditëlindjen e monarkut në fuqi të MB.

15 Qershor 2024, 14:33 Nga S.B
FOTOT/ Përmbyllet Trooping the Colour, nga rikthimi i Kate Middleton tek
Kate Middleton

MBRETËRI E BASHKUAR- Familja mbretërore britanike është ribashkuar ditën e sotme për eventin Trooping the Colour i cili u mbyll vetëm pak minuta më parë. Ky event feston çdo vit ditëlindjen e monarkut në fuqi të MB.

Ndërsa ngjarja zakonisht zhvillohet në qershor, ditëlindja e mbretit Charles III në fakt është më 14 nëntor (pra ai teknikisht feston dy herë në vit). Ngjarja e rëndësishme u mbyll nga një përshëndetje e familjes mbretërore në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Përveç festimeve madhështore të ditëlindjes, ceremonia e sotme shënoi edhe një rikthim të Kate, Princeshës së Uellsit, e cila nuk kishte bërë dalje publike që nga dhjetori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

Kate e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke u rikuperuar nga një operacion abdominal në janar, e më pas duke marrë kimioterapi për kancerin. Paraqitja e Kate sot nuk do të thotë ende se ajo do të kthehet në punë me kohë të plotë.

Në galerinë fotografike mund të gjeni të gjitha fotot më të mira nga Trooping the Color 2024.

trooping the colour mbreti charles kate middleton

Sondazh

Poll