Politike

"Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët"/ Berisha uron kombëtaren dhe u bën thirrje tifozëve: Reagoni po patë Ramën me bandën e tij në stadium

Gjithashtu Berisha u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të reagojnë nëse shohin Edi Ramën dhe bandën e tij në stadium.

14 Qershor 2024, 21:07 Nga E. D
"Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët"/ Berisha uron
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve poshtë pallatit ka uruar kombëtaren e futbollit në kompeticionin evropian EURO2024. Gjithashtu Berisha u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të reagojnë nëse shohin Edi Ramën dhe bandën e tij në stadium.

"Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët. Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë. Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër. Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama. Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë. Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët! Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll