Politike

Berisha publikon dokumentin: Ish-gjenerali rumun Florian Coldeo këshilltar i Edi Ramës

Coldea është shpallur në kërkim nga autoritetet e Rumanisë për përfshirjen e tij dhe mbrojtjen e një rrjeti të trafikut të drogës që vepron në Rumani, Shqipëri dhe Meksikë.

14 Qershor 2024, 17:28 Nga r.ll
Berisha publikon dokumentin: Ish-gjenerali rumun Florian Coldeo këshilltar
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që sipas tij provon lidhjen kontraktuale të kryeministrit Edi Rama me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Florian Coldeo.

Ky i fundit, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Rumanisë për përfshirjen e tij dhe mbrojtjen e një rrjeti të trafikut të drogës që vepron në Rumani, Shqipëri dhe Meksikë. Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

Ky është dokumenti i lidhjes kontraktuale të Edi Ramës me ish-shefin e shërbimeve sekrete rumune, gjeneralin Coldeo, një McGonigal ballkanik! 

Ky dokument i datës 11/9/2023 është i firmosur nga mafiozi Don Agaçio, dhuratë madhi me të cilin gjenerali Coldeo emërohet këshilltar i jashtëm i mafiozit, kreut të narko-shtetit Edi Rama. 

Sipas mediave rumune Coldeo ka lidhur Ramën me kartelin më të rrezikshëm të drogës në botë, Sinaloan e Meksikës dhe botën e nëndheshme të krimit. Ai u pagua me shuma të mëdha nga Edi Rama dhe konfidenti i tij narko-trafikanti Ministër Taulant Balla për shërbime mafioze ndaj tyre. Ky dokument zyrtar fakton një lidhje tjetër mafioze ndërkombëtare të Edi Ramës  dhe Taulant Ballës dhe narko-shtetit të tyre. 

P.S.  Dje Edi Rama me mjeron e tij me moton “fajin e ka Saliu”, publikoi një fotografi në një konferencë ndërkombëtare, siç tregojnë baxhet, që Coldeo gjendet i ulur në radhë afër meje, ku ai ka përfaqësuar veten apo vendin e tij, pa asnjë lidhje me mua as edhe Shqipërinë.

Mediat rumune shkruajnë se emri i Coldeas është shfaqur edhe në median shqiptare përpara disa vitesh. Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane. Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof. Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

florian coldea sali berisha edi rama

Sondazh

Poll