Bota

FOTO/ Mijëra peshq të ngordhur mbulojnë lagunën e tharë në Meksikë

Siç raportohet punonjësit e qytezës së Cuauhtémoc dhe vullnëtarë nisën punë për pastrimin e zonës teksa tremben se mbetjet e peshqve që kanë nisur të dekompozohen, mund të shkaktojnë sëmundje.

13 Qershor 2024, 19:56 Nga E. D
FOTO/ Mijëra peshq të ngordhur mbulojnë lagunën e tharë
pamje nga vendngjarja

MEKSIKË- Janë publikuar pamje të mijëra peshqve të ngordhur në luginën Bustillos në veri të Meksikës ku ujërat kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të nivelit. Siç raportohet punonjësit e qytezës së Cuauhtémoc dhe vullnëtarë nisën punë për pastrimin e zonës teksa tremben se mbetjet e peshqve që kanë nisur të dekompozohen, mund të shkaktojnë sëmundje. Ndërsa zyrtarët thonin se niveli i ujit në lagunës së gjerë  ka rënë me rreth 50%.

“Kur ulet niveli i ujit, ndotësit bëhen më te përqendruar dhe kjo dëmton speciet që jetojnë aty”, tha përfaqësuesja Irma de la Peña Meraz, duke shtuar se dhe uji i mbetur nuk është i cilësisë së mirë.

Shfaqja e peshqve të ngordhur kishte nisur prej disa ditësh dhe një erë e rëndë ndjehej në disa zona të liqenit të kthyer thuajse në një kënetë. Në të gjithë territorin e Meksikës raportohen mangësi të reshjeve dhe temperatura të larta, duke shkaktuar vështirësi që ndjehen dhe në qytete. Zyrtarët vendas thonë se sezoni i nxehtë ka nisur prej prillit dhe mund të vijojë deri në tetor, duke shkaktuar sëmundje dhe vdekje prej rritjes së temperaturës. 

meksike pershq te ngodhur

Sondazh

Poll