Bota

Policia kontroll në veri të Kosovës/ Sekuestrohen armë dhe eksplozivë, në pranga edhe një person

 Sveçla ka bërë ditur se është arrestuar personi të cilit i janë gjetur armët dhe mjetet eksplozive.

13 Qershor 2024, 17:36 Nga E. D
Policia kontroll në veri të Kosovës/ Sekuestrohen armë dhe
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka kryer kontroll në fshatin Uglarë të Zubin Potok, ku janë gjetur armë dhe mjete eksplozive si granata dore, armë të gjata, municione, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike. Sveçla ka bërë ditur se është arrestuar personi të cilit i janë gjetur armët dhe mjetet eksplozive.Gjithashtu Sveçla ka thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla

policia e kosoves xhelal sveçla

Sondazh

Poll