Bota

Zelenskyy mbërrin në Itali për samitin e G7, pritet nga Meloni

Udhëheqësit botërorë po mblidhen për të diskutuar një sërë çështjesh, me luftën në Ukrainë e cila do të jetë fokusi.

13 Qershor 2024, 15:28 Nga E.d
Zelenskyy mbërrin në Itali për samitin e G7, pritet nga Meloni
Volodymyr Zelenskyy dhe Giorgia Meloni

ITALI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni teksa mbërriti në Borgo Egnazia të Italisë këtë pasdite për samitin e G7. Udhëheqësit botërorë po mblidhen për të diskutuar një sërë çështjesh, me luftën në Ukrainë e cila do të jetë fokusi.

Samiti u hap sot me një marrëveshje të arritur mbi një propozim të SHBA-së për të mbështetur një hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin duke përdorur asetet e ngrira ruse si kolateral. Është ndër një sërë marrëveshjesh që udhëheqësi ukrainas dëshiron të nënshkruajë gjatë samitit. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë dypalëshe sigurie me SHBA-në.

volodymyr zelenskyy giorgia meloni

Sondazh

Poll