Bota

Deputeti i Aleancës Demokratike të Shqiptarëve, Nikollë Camaj propozohet për nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Camaj vjen nga Forumi Shqiptar, pra Aleanca Demokratike e Shqiptarëve. Aty thuhet se Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

13 Qershor 2024, 14:49 Nga N.F
Deputeti i Aleancës Demokratike të Shqiptarëve, Nikollë
Nikollë Camaj

MALI I ZI- Deputetët Nikollë Camaj, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç në të cilën propozojnë Nikollë Camajn për nënkryetar të Kuvendit.

Camaj vjen nga Forumi Shqiptar, pra Aleanca Demokratike e Shqiptarëve. Aty thuhet se Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.


“Krahas përvojës 20 vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me veprimtari të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme. Ka qenë ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunës së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa raste. Ai ushtron detyrën e deputetit që nga 29 korriku 2023” , thuhet në memorandum.

 

Deputeti i Aleancës Demokratike të Shqiptarëve, Nikollë

aleanca demokratike e shqiptarëve nikollë camaj mal i zi

Sondazh

Poll