Sport

Kroatët në unison: “Josko Gvardiol është mbrojtësi më i mirë në botë”...

Disa ditë para fillimit të Euros së tij kundër Spanjës, qendërmbrojtësi kroat Domagoj Vida, si dhe portieri Dominik Livakovic, vlerësuan bashkëkombasin e tyre Josko Gvardiol, të cilin e konsiderojnë si “mbrojtësin më të mirë në botë”.

12 Qershor 2024, 12:00 Nga DOSJA
Kroatët në unison: “Josko Gvardiol është

KROACI - Qendërmbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida, ka folur me superlativa për kolegun e tij që luan me Manchester City:

“Josko Gvardiol është tashmë mbrojtësi më i mirë në botë. Dhe vetëm do të përmirësohet. Duhet të shpresojmë që ai të mos dëmtohet dhe mendoj se do të ketë një shans për të kaluar edhe Luka Modric”.

Edhe portieri i skuadrës ballkanase, Dominik Livakovic, ka thuajse të njejtin mendim: “Jam dakord që Josko Gvardiol është mbrojtësi më i mirë në botë. Ai mund të luajë mbrojtës të majtë ose qendërmbrojtës, si dhe në pozicione të tjera.

Ai mund të shënojë edhe gola. E kam njohur që nga dita e parë që ka ardhur në ekipin e parë të Dinamo Zagrebit dhe jam i lumtur që kam qenë me të që nga dita e parë dhe tani edhe në kombëtare. Ai thjesht duhet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën rrugë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll