Politike

"Lider i pazakonshëm në Ballkan", Rama: Intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike, Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës!

Rama në nisje të fjalës së tij tha se sot do flasë për njeriun që ka shënjuar historinë e shqiptarëve. Kryeministri u shpreh se pa Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

10 Qershor 2024, 13:08 Nga N.F
"Lider i pazakonshëm në Ballkan", Rama: Intelektual i
Rama

KOSOVË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën ndërombëtarë të zhvilluar sot, “Rugova dhe Perëndimi” ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rama në nisje të fjalës së tij tha se sot do flasë për njeriun që ka shënjuar historinë e shqiptarëve. Kryeministri u shpreh se pa Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Rama më tej shtoi se pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.


“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike. Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, tha Rama.

Ai tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan. Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate," shtoi ai.

edi rama ibrahim rugova 25-vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll