Aktualitet

Matura Shtetërore 2024/ 28 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

Provimi fillon në orën 10:00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim.

10 Qershor 2024, 09:03 Nga r.ll
Matura Shtetërore 2024/ 28 mijë maturantë testojnë sot
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do të testohen për njohuritë e tyre në gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Provimi fillon në orën 10:00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim. Eseja është pyetja që përmbyll provimin e cila ka dhe nivelin më të lartë të pikëve krahasuar me pyetjet e tjera. 60 pikë përmban i gjithë testi i Gjuhës dhe Letërsisë.

Gjuha Shqipe dhe Letërsia konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit. Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të Gjuhës së Huaj dhe më 18 qershor do të jetë Matematika, ndërsa më 24 Qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.

matura shteterore 2024

Sondazh

Poll