Aktualitet

Arlind Qori, si ka ndryshuar pëlqyeshmëria për të në muajt e fundit

Krahasuar me Janarin e 2024 pëlqyeshmëria e Arlind Qorit është rritur me 1.6% ndërsa mendimi negativ për të është rritur me (7.5%).

7 Qershor 2024, 21:35 Nga B.Z

Arlind Qori, si ka ndryshuar pëlqyeshmëria për të në

TIRANË - Në matjet e fundit të Barometrit për pëlqyeshmërinë e Arlind Qorit rezulton se (23.8%) e të intervistuarve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa (29.1 %) e të intervistuarve mendim negativ dhe po (40.5 %) e të intervistuarve nuk e njohin.

Krahasuar me Janarin e 2024 pëlqyeshmëria e Arlind Qorit është rritur me 1.6% ndërsa mendimi negativ për të është rritur me (7.5%).

Në Janar 2024, (22.2%) ka qenë mendimi pozitiv për të, ndërsa sot është (23.8%). Mendimi negativ në Janar 2024 ka qenë (21.6 %) sot është (29.1%).

Lidhur me mendimin pozitiv sipas votës politike të vitit 2021, Arlind Qori nivelin më të lartë e arrin tek ata që kanë votuar parti tjetër (jo PS &PD)  (45.4%) dhe nivelin më të ulët tek ata të cilët nuk e identifikojnë votën (17.8%)./Marrë nga Euronews

arlind qori

Sondazh

Poll