Aktualitet

Sa është pëlqimi për Lulzim Bashën dje dhe sot, mbështetja sipas votës politike

Në krahasimin e të dhënave me matjet e mëparshme, Lulzim Basha nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në nivelin e mendimit pozitiv dhe negativ.

7 Qershor 2024, 21:27 Nga M.B
Sa është pëlqimi për Lulzim Bashën dje dhe sot,
Grafiku

TIRANA- Pëlqyeshmëria për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania  është (13 %). Ata që nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën janë (82.5 %) e intervistuarve.

Në krahasimin e të dhënave me matjet e mëparshme, Lulzim Basha nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në nivelin e mendimit pozitiv dhe negativ.

Mendimi pozitiv për të në Mars 2024 ka qenë (12 %) dhe sot është (13 %). Mendimi negativ për Lulzim Bashën në Mars 2024 ka qenë (84.9 %) dhe sot është (82.5 %).

Pëlqyeshmërinë më të lartë sipas votës politike të vitit 2021 Lulzim Basha e ka tek votuesit e PD në nivelin (17.9%) dhe më të ulëtën tek ata të cilët nuk e identifikojnë votën e tyre në nivelin (9.8%)./Euronews Albania

 

barometri

Sondazh

Poll