Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në 46 miliard lekë në fund të 2023
Foto ilustruese TIRANË- Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në nivelin 46 miliard lekë në fund të vitit të kal...
Ndryshimet synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës dhe rregullon procedurat për likuidimin e portofolave të tyre të kredive.
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës miratoi në mbledhjen e kësaj jave disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare Jobanka”. Ndryshimet synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës dhe rregullon procedurat për likuidimin e portofolave të tyre të kredive.
Rregullorja e re parashikon se Banka e Shqipërisë, në rast të revokimit të licencës së subjektit financiar jobankë, fillon menjëherë procesin e likuidimit të portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës. Kjo rrugë do të ndiqet për të menaxhuar kreditë në portofolin e dy institucioneve financiare jobanka (MicroCredit Albania dhe Final) për të cilat Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës në fund të muajit maj.
Banka e Shqipërisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë për emërimin e likuidatorit nga lista e administratorëve të falimentimit, ose persona të tjerë të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenet 112 dhe 113 të Ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”. Departamenti i Mbikëqyrjes dhe grupi i punës i krijuar me urdhër të Guvernatorit do të kenë si detyrë kryesore të mbështesin likuidatorin në procesin e likuidimit, duke përgatitur paketën fillestare të informacionit për likuidatorin me informacionet e disponueshme nga raportimet e subjektit në Bankën e Shqipërisë, me qëllim njohjen e situatës financiare të subjektit të vendosur në likuidim.
Likuidatori do të raportojë pranë Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e procesit të likuidimit në baza periodike, minimalisht një herë në muaj dhe sa herë të kërkohet nga Banka e Shqipërisë. Likuidatori gjithashtu duhet të kryejë ose autorizojë përditësimet e kredimarrësve të subjektit financiar jobankë në Regjistrin e Kredive. Likuidatori ka të drejtë që pas revokimit të licencës dhe me fillimin e likuidimit të administrojë portofolin e kredive të subjektit financiar jobankë. Në rast shitjeje të portofolit, shitja duhet të kryhet nëpërmjet ankandit.
Likuidatori duhet të marrë të gjitha masat për likuidimin e portofolit të kredive të subjektit financiar jobankë, përfshirë dhe ruajtjen e evidencave (elektronikisht ose të mbajtura në formate të tjera).Likuidimi i portofolit të kredive të krijuar në bazë të licencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë duhet të bëhet në përputhje me planin e likuidimit. Plani i likuidimit hartohet duke mbajtur në konsideratë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe hartohet nga likuidatori brenda afatit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
Plani i likuidimit depozitohet për miratim në Bankën e Shqipërisë. Departamenti i Mbikëqyrjes mund të paraqesë komente dhe vërejtje për planin e likuidimit, brenda 10 ditëve nga data e depozitimit të tij në Bankën e Shqipërisë. Pas likuidimit të portofolit të kredive, likuidatori njofton Bankën e Shqipërisë për përfundimin e tij./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në nivelin 46 miliard lekë në fund të vitit të kal...
foto ilustruese TIRANË- Huamarrja e ndërmarrjeve shtetërore këtë vit është në nivelet më të ulëta t&...
Impianti TIRANË- Shoqëria “SENA SOLAR ENERGY OF ALBANIA” SH.P.K që është pjesë e Korporatës Elektroenergjeti...
FMN TIRANË- Fondi Monetar Ndërkomëbëtar (FMN) vlerëson se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipëri...
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë v...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rri...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas t&...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e...
foto ilustruese TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijo...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i ...