Bota

VIDEO/ Aksident tragjik në Meksikë, 29-vjeçarja goditet për vdekje nga treni

Shumë persona ishin mbledhur për të parë trenin në udhëtimin e tij të famshëm nga Kanadaja në Mexico City, një atraksion i madh për vendasit.

6 Qershor 2024, 13:49 Nga S.B
VIDEO/ Aksident tragjik në Meksikë, 29-vjeçarja goditet
pamje nga ngjarja

MEKSIKË- Një grua pësoi një aksident tragjik në Meksikë teksa përpiqej të bënte një foto ndërsa kalonte një tren. Siç është dokumentuar në pamjet rrëqethëse që po bëjnë xhiron e rrjetit një 29-vjeçare në Hidalgo iu afrua hekurudhës për të bërë një selfie ndërsa treni po ecte përpara me shpejtësi të madhe.

Shumë persona ishin mbledhur për të parë trenin në udhëtimin e tij të famshëm nga Kanadaja në Mexico City, një atraksion i madh për vendasit. Viktima u godit në kokë nga treni duke rënë pa ndjenja në tokë.

Pasi arriti ekipi mjekësor në vendngjarje, u konstatua se e reja kishte humbur jetën.

tren vdekje meksike

Sondazh

Poll