Aktualitet

Protesta e opozitës para Kuvendit, rreth 400 efektivë nga RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit në terren

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

6 Qershor 2024, 09:10 Nga r.ll
Protesta e opozitës para Kuvendit, rreth 400 efektivë nga RENEA, FNSH
foto ilustruese

TIRANË- Për rreth një orë pritet të nisë protesta e opozitës para Kuvendit. Opozita lajmëroi protestë pas publikimit të puntatës së dytë reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Raportohet se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

protesta e opozites 6 qershor 2024

Sondazh

Poll