Aktualitet

EMRI/ "Një nga personat më të kërkuar në shkallë vendi", i akuzuar për vrasje, arrestohet i dënuari me 25 vite burgim

Bëhet me dije se Pacani ishte një nga 50 personat më të kërkuar në shkallë vendi.

4 Qershor 2024, 20:45 Nga M.B
EMRI/ "Një nga personat më të kërkuar në
Pjetër Pacani

TIRANA- Pjetër Pacani, i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese” mësohet se është arrestuar mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se Pacani ishte një nga 50 personat më të kërkuar në shkallë vendi.

Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2014, me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri N. Z. dhe V. Gj.

 

pjetër pacani

Sondazh

Poll