Aktualitet

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Akuza ishte se ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë midis Pulias dhe Shqipërisë, me degëzime edhe në “Ndrangheta” kalabreze.

4 Qershor 2024, 18:41 Nga E. D
I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge. Bëhet me dije se 35-vjeçari me iniciale E.M është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Akuza ishte se ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë midis Pulias dhe Shqipërisë, me degëzime edhe në “Ndrangheta” kalabreze.

Për këtë arsye i riu shqiptar ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, pas së cilës nuk kishte më asnjë informacion për të. Ndërsa mëngjesin e djeshëm është gjetur nga oficerët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Karabinierëve të Veronës. Ai fshihej në shtëpinë e një bashkatdhetari dhe u arrestua në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të dënimit të miratuar nga Gjykata e Apelit të Barit.

Hetimi i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut të Barit në periudhën 2017-2019 në zonën e Tranit, kishte bërë të mundur identifikimin e një organizate transnacionale që përdorte korrierë të padyshimtë për të transferuar heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali.

itali kapen 30 kg droge ne greqi shqiptare i arrestuar

Sondazh

Poll