Rritja e pagave/ Banka e Shqipërisë shpjegon mekanizmin se si do të ushtrojë presion
1 Dhjetor 2019, 07:16Nga DOSJA
Lidhur më këtë projeksion, Banka e Shqipërisë sqaron se, komponenti kryesor i kostove të prodhimit, pra përcaktuesi i dinamikave afatmesme dhe afatgjata, janë kostot e punës për njësi. (Paralelisht me to, ndikim kanë dhe elemente të tjera kostosh; si kostoja e lëndëve të para, e naftës, energjisë, qirasë, kostoja financiare e kredive, apo elemente të taksimit mbi prodhimin. Gjithsesi, këta zëra supozohet se kanë një efekt kalimtar dhe / ose neutral në afatin e gjatë.)
Rritja e kostos së punës për njësi formohet nga rritja e pagave përtej rritjes së produktivitetit së punës. Me fjalë të tjera, nëse produktiviteti mesatar i punës në ekonomi rritet me 2%, por paga mesatare në ekonomi rritet me 5%, atëherë kostoja e punës për njësi rritet afërsisht me 3%. Në këtë skenar, prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve do të tentonin të rrisnin çmimet e tyre afërsisht me 3%, në mënyrë që të shmangnin përkeqësim të rezultatit financiar dhe / ose humbje në bilancet e tyre.
Duke përjashtuar goditje të tjera dhe – në veçanti – ndikimin e kursit të këmbimit, shembulli i mësipërm i përket një situate kur inflacioni do të ishte rreth nivelit 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë. Natyrisht, një situatë e ngjashme do të ndodhte dhe me kombinime të tjera të rritjes së produktivitetit dhe të pagës, si p.sh., rritje e produktivitetit të punës me 4% dhe rritje e pagës mesatare me 7%, por rezultati neto duhet të jetë një rritje e kostos së punës për njësi me 3%.
Rritja e produktivitetit përcaktohet nga struktura e prodhimit, nga teknologjia dhe inovacioni. Në këtë kontekst, ajo tenton të jetë e qëndrueshme në afatin e mesëm dhe të shfaqë lëvizje vetëm në afatin e gjatë. Në të kundërt, ecuria e pagave diktohet nga kërkesa dhe oferta për punë: nëse kërkesa për punë e tejkalon ofertën, pagat do të tentojnë të rriten më shpejt se produktiviteti, duke sjellë rritjen e kostove të punës për njësi dhe rritjen e presioneve inflacioniste.
E kundërta do të ndodhte në rastin e anasjellë. Ky element tenton të ketë luhatje në afatin e mesëm, ose gjatë një cikli biznesi, dhe si i tillë është objekti i reagimit të politikës monetare. Në praktikë, objektivi i një banke qendrore është të mbajë kërkesën për punë, e cila gjenerohet nga bizneset dhe në vetvete, është funksion i kërkesës agregate për të mira dhe shërbime, në nivele të përafërta me ofertën e punës. Në këtë rast, rritja e pagave do të jetë një shumatore e rritjes së produktivitetit dhe e inflacionit të pritur. Duke përjashtuar ndikimin e faktorëve të tjerë, në rast se:
-ekonomia është në ekuilibër, pra oferta e punës është e barabartë me kërkesën për punë dhe rritja e pagës reale është e barabartë me rritjen e produktivitetit të punës;
-pritjet e inflacionit janë ankoruar në objektivin e inflacionit të bankës qendrore, atëherë rritja e kostove të prodhimit do të ishte e përafërt me objektivin e inflacionit.
Në diskutimin e mësipërm, oferta e punës presupozohet se është relativisht e qëndrueshme në afatin e mesëm. Në afatin e gjatë, oferta e punës është funksion i trendeve demografike, përfshi emigrimin, zhvillimin e sistemit arsimor dhe social, etj. Megjithatë, këto trende tentojnë të kenë një ndikim të vogël më afatin e shkurtër dhe të mesëm. Në këtë horizont kohor, disbalancat midis kërkesës dhe ofertës për punë përcaktohen – në masën më të madhe – nga ecuria e kërkesës për punë.
Banka e Shqipërisë argumenton se, projeksionet e saj bazohen mbi këtë këndvështrim të mekanizimit të formimeve në ekonomi. Ky mekanizëm shfaqet funksional në rastin e Shqipërisë: rritja e kërkesës agregate ka sjellë rritje të punësimit dhe rënie të papunësisë, çka është përcjellë dhe në rritje të pagës mesatare gjatë tremujorëve të fundit.
Në gjenerimin e parashikimeve ekonomike për të ardhmen, ne mbajmë parasysh fortësinë e lidhjeve midis treguesve të mësipërm dhe kohëvonesat e reagimit të tyre. Të dy këto kategori parametrash bazohen në analizën e lidhjeve dhe ndërvarësive që këta tregues kanë shfaqur në histori.
Në lidhje me implikimet e trendeve të pafavorshme demografike në shpejtësinë e rritjes së pagave dhe inflacion, theksojmë se – në këndvështrimin teorik – këta tregues nuk duhet të kenë lidhje me njëri-tjetrin. Kjo bazohet në supozimin se inflacioni është një tregues i cili përcaktohet nga varibala kohorë afatmesëm dhe se – në këtë horizont 1-3-vjeçar kohor – raporti i kërkesës dhe ofertës për punë përcaktohet në masën më të madhe nga ecuria e kërkesës për punë dhe jo nga luhatja e ofertës. Duke abstraguar nga variablat e tjerë, rënia e ofertës për punë në horizonte më të gjata kohore do të tentojë të përkthehet në një rritje të kthimit relativ të faktorit punë ndaj kapitalit.
TIRANË- Nëse e keni lënë një biletë për në minutën e fundit për në Itali, për në ditët e festave, kompania shqiptare ajrore, “Air Albania” është më pak pat...
Shqipëri-Qarqet e Tiranës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhëna...
Shqipëri- Shqipëria, ndër vendet e para në botë që do të rregullojë kriptomonedhat nëpërmjet blockchain. Rreziqet sipas BSH, AMF dhe pse nuk e rregullojnë vende...
TIRANË- Kohë më parë u bë virale videoja e një fëmije nga Florida. 2-vjeçari Aleksandër Simos, u zemërua shumë me mamanë e tij, ajo u largua për në ...
TIRANË- Nadeem Ilahi, përfaqësues i lartë rajonal për Europën Qendrore dhe Juglindore i FMN dhe një nga autorët e raportit “Nxitja e rritjes në Ballkanin P...
TIRANË- Në kuadër të Javës Universale për të Drejtat e Fëmijeve, stafi i kompanisë CFO Pharma, ju bashkua fëmijeve të mrekullueshëm të shtëpisë së foshnjes...
TIRANË- Inceneratori i Tiranës, KLSH zbulon se defektet në kontratë do t’u kushtojnë taksapaguesve edhe 104 milionë euro shtesë, duke e rritur koston me të...
KOSOVË– Një luan, i cili po mbahet i mbyllur në kafazin e një restoranti në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit dyshohet se është futur në Kosovë në mëny...
Shqiptarët nuk tërhiqen nga rruga e tyre për t’u larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.Shifrat zyrtare të publikuara nga Zyra...
TIRANË- Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë është shpallur fituese e “European Youth Capital 2022”. Ky çmim jepet nga Forumi Evropian Rinor, i cili mes ...