Ekonomi

Nadir Çausholli, drejtuesi i CFO Pharma dhe stafi i tij vizitë në Shtëpinë e Foshnjës Tiranë (Foto+VD)

23 Nëntor 2019, 18:05 Nga DOSJA
Nadir Çausholli, drejtuesi i CFO Pharma dhe stafi i tij vizitë

TIRANË- Në kuadër të Javës Universale për të Drejtat e Fëmijeve, stafi i kompanisë CFO Pharma, ju bashkua fëmijeve të mrekullueshëm të shtëpisë së foshnjes “Hana dhe Rozafa”, në Tiranë, për të kaluar kohë e për të dhënë dashuri e kujdes për ta.

Drejtuesi i kompanisë CFO Pharma, Nadir Çausholli, u shpreh i gëzuar dhe i motivuar për këtë vizitë.

“Realisht kënaqem që ekzistojnë institucione të tilla dhe njerëz të tillë, siç është stafi i Shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa” me Drejtuesen e saj Orjeta Metaj, që përkushtohen kaq shumë, duke i dhuruar dashuri këtyre fëmijëve. Dita ime dhe e stafit tonë është gjithë vrull, stres e probleme por kur vijmë këtu, në një ditë kaq të bukur plot hare, me këta femijë edhe ne na gëzon shume. Do të doja shumë që t’i sugjeroja kujtdo, që brenda mundësive, të mos hezitojë që të vijë këtu dhe të përkujdeset e të kalojë kohë me këta fëmijë.”- shtoi ai.

Tashmë për stafin e CFO Pharma është kthyer në një ritual gezim plotë ardhja e shpeshtë në këtë shtëpi të bukur, plot gjallëri e dritë.

Mes lojrave të shumta, dhuratave, zërave e buzëqeshjeve të fëmijëve kaloi kjo ditë e bukur dhe e paharruar. CFO Pharma nxit dhe vlerëson çdo kontribut njerëzor dhe kohor për këta fëmijë, të cilëve me shumë se gjithçka ju duhet dashuri e kujdes.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale cfo pharma nadir çausholli shtepia e foshnjes ne tirane cfo pharma nadir çausholli shtepia e foshnjes ne tirane

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Nëntor 2019, 09:53

Legalisht në Evropë – jo azil

Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndod...