Sport

“Miqësorja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Nuk ka lidhje kundërshtari”

Mesfushori Klaus Gjasula, tregon për atmosferën në radhët e kuqezinjve në prag të miqësores ndaj Lihtenshtejnit. “Në seancat stërvitore po përgatitemi shumë mirë që të jemi gati në momentin e duhur”, thotë ai

2 Qershor 2024, 15:41 Nga DOSJA
“Miqësorja nesër do na ndihmojë të gjejmë

AUSTRI - Në prag të miqësores ndaj Lihtenshtejnit, në konferencën për shtyp, krahas trajnerit Sylvinho, ishte mesfushori Klaus Gjasula, i cili tregoi se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Ai shtoi se zgjidhjet në fushë i bën trajneri dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Përsa i përket Europianit, Gjasula tha se është diçka shumë e veçantë dhe të gjithë lojtarët po përgatiten sa më mirë në seancat stërvitore.

Atmosfera në skuadër dhe mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti? “Gjendja dhe atmosfera është e shkëlqyer si gjithmonë. Jemi në fazën përgatitore dhe po bëhemi gati fillimisht për dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Po presim kapitenin të vijë tani. Atmosfera është shumë mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim”.

Pozicioni i preferuar në fushë? “Unë  jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmstadt si mbrojtës, por unë do të jap maksimumin. Vendosjet në fushë i bën trajneri, sa minuta do t’i japi lojtarëve, titullar apo jo. Të gjitha do t’i menaxhojë ai dhe unë jam këtu për të dhënë maksimumin, për të ndihmuar ekipin dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Nuk ka lidhje kundërshtari. Në muajin mars kemi pasur dy kundërshtar shumë të fortë. Ne po stërvitemi dhe çfarë kemi punuar aty do provojmë ta shfaqim në fushë. Ky është objektivi për këto dy ndeshje”.

Pjesëmarrja në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”? “Kampionati Europian është gjithmonë i veçantë. Mezi po e presim dhe ditët po kalojnë. Në seancat stërvitore po përgatitemi shumë mirë që të jemi gati në momentin e duhur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 2 Qershor 2024, 15:00

Dortmundi do të gjobitet nga UEFA...

Sabitzer bëri një lojë shumë të mirë, por nuk mjaftoi ZVICER - Borussia Dortmund jo vetëm që iu afrua fit...