Bota

VIDEO/ E rëndë në Turqi, shembet pallati nga hiçi, disa persona të lënduar, nën rrënoja disa të tjerë

Deri më tani nga shëmbja një person është nxjerr pa ndjenja, ndërkohë që 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë. 

2 Qershor 2024, 10:25 Nga I.A
VIDEO/ E rëndë në Turqi, shembet pallati nga hiçi, disa
Shembja

TURQI- Një godinë është shembur mëngjesin e sotëm në Stamboll, ndërkohë që arsyet nuk dihen ende. Deri më tani nga shëmbja një person është nxjerr pa ndjenja, ndërkohë që 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë. 

 

Ndërtesa u shemb në zonën e Kuçuk Çekmeçes dhe sipas mediave turke ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Në katin e parë të pallatit funksiononte një biznes, në katin e parë ishin zyrat, ndërsa në katet e sipërme banonin familjet.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia dhe emergjencat civile. Shembja ka rindezur debatin nëse ndërtesat në Stamboll apo pjesë të tjera të Turqisë mund të përballojnë një tërmet të madh.

 

turqi

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2024, 08:06 I.A

Aventura të përbashkëta

SHBA- Asnjë kompani nuk është e veçuar, si një ishull. Të gjitha lidhin kontrata dhe garojnë me firmat e tjera. Anasjellt...